BallinaKronikeDetajet/ Hynë në vilën në Sauk dhe vodhën një shumë të madhe...

Detajet/ Hynë në vilën në Sauk dhe vodhën një shumë të madhe lekësh, kush janë anëtarët e bandës së hajdutëve, njëri i dënuar përjetë

Zbardhen detaje të reja nga grupi i hajdutëve, i goditur mbrëmjen e kaluar nga Policia e Tiranës, në zonën e Liqenit të Thatë, ku u arrestuan pesë persona.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se paraditen e djeshme të arrestuarit kanë hyrë në një vilë, në Sauk, në pronësi të një gruaje, dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Menjëherë për ngjarjen është njoftuar policia, e cila është vënë në ndjekje të autorëve. Pas disa orësh operacion, gazetarja Beat raporton për “BalkanWeb” se janë vënë në pranga shtetasit Dejvis Dosti, Redian Bega, Klodian Çupi, Hektor Qiriazi dhe një person tjetër.

Siç bën me dije gazetarja Bezat, i arrestuari Klodian Çupi rezulton me precedentë penalë në vjedhje dhe drogë, ndërsa Hektor Qiriazi, i cili njihet edhe me emrin Dorian, rezulton me precedentë në Greqi dhe dyshohet se është dënuar me burgim të përjetshëm në shtetin fqinj.

Gjatë kontrollit të banesave të të arrestuarve, policia ka sekuestruar rreth 25 mijë euro, që dyshohet se janë marrë nga vila e vjedhur, si dhe një armë zjarri dhe një sasi të vogël droge. Ky grup dyshohet edhe për tentativa vrasjesh, grabitje me armë makinash, biznesesh dhe bastisje shtëpish.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular