BallinaKryesore“Nëse doni ndryshim votoni për ndryshimin”/Yuri mesazh të fortë për shqiptarët: Ata...

“Nëse doni ndryshim votoni për ndryshimin”/Yuri mesazh të fortë për shqiptarët: Ata që blejnë vota janë kriminelë! Nëse dikush iu ka vjedhur për 4 vjet, atëherë….

Ambasadorja amerikane në Tiranës, Yuri Kim i është drejtuar me një mesazh të fortë shqiptarëve për sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, duke kërkuar prej tyre që të mos shesin votën, pasi në këtë mënyrë sipas saj shitet e ardhmja e fëmijëve të tyre.

Diplomatja tha se është e qartë kush nuk duhet të jetë në Parlament dhe midis tyre janë edhe ata që janë shpallur non grata në SHBA për korrupsion masiv.

Zonja Kim tha në TVSh, tha se të gjithë ata që blejnë vota janë kriminelë, duke bërë apel që prokurorët kudo në vend të marrin seriozisht detyrat e tyre.

KimJu kemi treguar qartë se kush nuk duhet të jetë në Parlament. Ky person është dikush që i ndalohet të hyjë në ShBA për korrupsion madhor nga Sekretari i shtetit. Ndaj mendoj se kjo ka më shumë peshë se çfarëdo fature dyqani që ka paguar, çdo fature spitali që ka paguar. Fakti që vjen në dasmën e vajzës tënde nuk do të thotë se është njeri i mirë. Votuesit duhet ta mendojnë këtë. Duhet të vrasin mendjen kur kriminelët dhe të tjerët vijnë për t’u blerë votën. Pse i quaj kriminelë?

Nëse përpiqeni të blini një votë jeni një kriminel. Votuesit duhet të vendosin, duhet ta shesin dinjitetin? Pushtetin që kanë? Të ardhmen e fëmijëve? Mendoj se përgjigja e duhur është jo! Nëse dikush nuk ka bërë asgjë për ty përveç gjërave të tmerrshme duke vjedhur nga publiku për 4 vjet apo sado gjatë dhe pastaj përpara zgjedhjeve vjen të paguaj faturat e tua apo një I Phone të përdorur, Shqipëria vlen më shumë se kaq.

Ky është një çast i vërtetë. Mos e merrni lehtë, mos e shisni votën. Nëse blini, duhet të shkoni në burg. Shpresoj që prokurorët kudo në vend do t’i marrin detyrat e tyre shumë seriozisht. E di që ka shumë ankesa nga zgjedhjet e fundit që njerëzit, të cilët qartësisht kryen krime nuk u ndoqën penalisht. Nuk mendoj se duhet të ndodhë edhe këtë herë. Kjo është një situatë ku njerëzit kanë të drejtë të jenë të inatosur dhe të pakënaqur. Të kërkojnë drejtësi dhe llogari.

Votuesit shqiptarë janë shpresa e parë dhe më e mirë. Kjo është baza e çdo demokracie. Njerëzit i kanë bombarduar të mendojnë se nuk kanë pushtet. Fakti që dikush përpiqet të blejë votën tënde, duhet të tregojë se nuk jeni pa pushtet. Vota jote është pushteti yt. Shqiptarët më thonë se ju ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni, ju ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria dhe kriminelët që ulen në Parlament.

Ky është momenti. Më tregoni me veprime, tregoni me veprimet tuaja se e keni seriozisht. Unë ua jap opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë ua jap dhe ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni dhe 25 prilli është momenti.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular