BallinaKryesore“Rama dështoi në betejën kundër drogës”/ Basha citon raportin e Europol: Shqipëria...

“Rama dështoi në betejën kundër drogës”/ Basha citon raportin e Europol: Shqipëria cilësohet burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Edi Rama dështoi në betejën kundër drogës. Në një postim në rrjetet sociale, kryedemokrati shkruan se pavarësisht se Rama e cilësoi histori suksesi betejën kundër drogës, kjo nuk është e vërtetë.

Basha i referohet një raporti të Europol, që e cilëson vendin tonë si burim kryesor të trafikut të kanabisit në BE.

“Edi Rama e ka cilësuar si një histori suksesi betejën kundër drogës. A ka qenë realisht e tillë?

Jo. Në raportin e fundit të Europol, Shqipëria cilësohet burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE”, shkruan Basha.

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular