BallinaKryesoreRama dhe besimtarët, për vota heq këpucët, në pushtet “i shkel me...

Rama dhe besimtarët, për vota heq këpucët, në pushtet “i shkel me këmbë”

Kryeministri Edi Rama nuk kishte si të mos e shfrytëzonte për ca vota më shumë, nisjen e muajit të Ramazanit.

Këtë të martë ai ka vizituar xhaminë e restauruar të Et’hem Beut, në qendër të kryeqytetit, ku është sjellë si një “qengj” në foltoren e rëndësishme të besimtarëve myslimanë të kryeqytetit edhee hoqi edhe këpucët, përpara se të hynte brenda. Gjest ky i shoqëruar nga vështrimi gjithë frikë, i ministres së Kulturës Elva Margariti.

Më herët Rama kishte shkruar në FB për xhaminë e famshme se: “Ky xhevahir i Trashëgimisë sonë Kulturore është kthyer në krejt shkëlqimin e vet”.

Por kurrë nuk ka thënë asnjë fjalë e nuk ka bërë asnjë koment për përbindëshat prej betoni që me lejen e tij e të Erion Velisë kanë marrë frymën dhe rrezikojnë edhe vetë ekzistencën e “xhevahirit” të besimtarëve myslimanë në qendër të Tiranës.

Edi Rama në këtë fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili përkon me kulmin e fushatës elektorale, hoqi kokulur këpucët për tu futur në xhaminë e Et’hem Beut, por kujtojmë se vite më parë, kur ishte kryetar i Bashkisë, në të njëjtin vend i shkelte me këmbë ritet fetare të besimtarëve myslimanë.

ImageImageImage

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular