BallinaKronikeTë afërmit e politikanit të PS-së plagosën me armë policët në Mamurras

Të afërmit e politikanit të PS-së plagosën me armë policët në Mamurras

Kane qenë të afërmit e një politikani të PS-së në zonën e Mamurrasit ata që kanë qëlluar me armë ndaj një patrulle policie, duke lënë të plagosur edhe dy efektivë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 në qendër të Mamurrasit.Të plagosur kanë mbetur tre persona, dy policë dhe një qytetar.

Policët e plagosur kanë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, ndërsa qytetari Nikoll Vorfi ka edhe ai i plagosur.

Nga të dhënat e para të bëra të ditura nga SYRI TV bëhet e ditur se ngjarja është hakmarrje ndaj shoqërimit të afermve të politikanit të PS-së në Komisariat nga ana e policëve.

Ndërkaq, siç bën të ditur “Panorama”, efektivet e policise kane qenë në patrullim në qendër të qytetit kur kanë ndaluar për kontroll mjetin brenda të cilit ndodheshin autorët. Këta të fundit nuk i janë bindur urdhrit të efektivëve për kontroll dhe në një moment, papritur, kanë qëlluar me armë zjarri. “Panorama” mëson se autorët janë identifikuar, por emrat nuk bëhen me dije.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular