Kandidatja e LSI-së në Fier, Kejdi Mehmetaj ka akuzuar Partinë Socialiste se ka nisur blerjen e votave, duke shpërndarë ushqime.
Mehmetaj ka publikuar foton e kryetares së Forumit të Gruas së PS-së, e cila është dhe drejtoreshë e gjimnazit të Cakranit, Fatbardha Merkaj, e cila sipas saj, sëbashku me punonjës të bashkisë kanë shpërndarë ushqime në lagjen “Dautaj” në Fier.
“Kjo është mënyra e të bërit “fushatë” e rilindjes. Po ndodh sot në Gorishovë, ora 13:55:
Fatbardha Merkaj, Kryetare e Forumit të Gruas PS, njëkohësisht drejtoreshë e gjimnazit të Cakranit së bashku me punonjës të bashkisë Fier, në vend se të ishin në krye të detyrës, janë mbledhur “kokë më kokë” në bagazhet e makinave në lagjen “Dautaj” duke shpërndarë ushqime.
Asnjë vjedhje, mashtrim apo ndonjë mënyrë tjetër rilindase nuk do i ndalë fierakët të votojnë të lirë e të zgjedhin të duhurit.
25 Prilli është afër dhe ndryshimi po vjen. Së bashku do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë, do ta bëjmë Shqipërinë si të gjithë vendet Europiane”, thekson Mehmetaj.