BallinaKryesoreIna Zhupa denoncon shkeljen e ligjit nga PS: Zyrat elektorale, ngjitur me...

Ina Zhupa denoncon shkeljen e ligjit nga PS: Zyrat elektorale, ngjitur me qendrat e votimit, KQZ të reagojë

Ina Zhupa, kandidate e PD në qarkun e Vlorës, denoncon nga Saranda shkeljen e ligjit nga Partia Socialiste, ku zyrat elektorale janë ngjitur me qendrat e votimit për të ndërhyrë te votuesit.

DEKLARATA E INA ZHUPËS, KANDIDATE E PD QARKU VLORË

Ndodhemi përballë zyrës elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës. Kjo zyrë është ndërtuar në shkelje të Kodit Zgjedhor, pasi ngjitur me të në shkollën “Adem Sheme” ndodhen 2 qendra votimi, të cilat do të funksionojnë ditën e zgjedhjeve, po ashtu përballë tyre te shtëpia e fëmijës ndodhet një tjetër qendër votimi.

Kjo është e ndaluar me Kodin Zgjedhor, por Partia Socialiste e ka zgjedhur me sa duket qëllimisht për të intimiduar zgjedhësit ditën e votimeve. Për t`i monitoruar zgjedhësit ditën e votimeve shkel në mënyrë të hapur Kodin Zgjedhor.

I bëj thirrje KQZ-së që të reagojë e të ndërhyje me policinë bashkiake për të kërkuar mbylljen e kësaj zyrë elektorale që është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Zgjedhësit e Sarandës kanë të drejtë të zgjedhin të pa intimiduar dhe të pavëzhguar nga forcat politike ditën e zgjedhjeve më 25 prill.

Çfarëdo lloj manovre që tenton të bëjë Partia Socialiste nuk do ta shmangin dot nga humbja e datës 25 prill nga qyteti i Sarandës. Nga qarku Vlorë, ata do të marrin goditjen historike dhe do të kujtohen thjesht si një qeveri që nuk bëri asgjë në 8 vite. Faleminderit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular