BallinaKryesore"Skandali me ‘patronazhistët"/Hegla Vukaj zbërthen krimin zgjedhor, kërkon seancë urgjente me drejtuesit...

“Skandali me ‘patronazhistët”/Hegla Vukaj zbërthen krimin zgjedhor, kërkon seancë urgjente me drejtuesit përgjegjës

Helga Vukaj zberthen strukturen e krimit zgjedhor per te dhenat personale.Kërkon seancë dëgjimore urgjente me drejtuesit e institucioneve

NGA FJALA E HRLGA VUKES NE KQZ

Fenomeni jo vetem eshte kriminal por dhe tejet i rrezikshëm dhe ne thelb ky fenomen po tenton te japë efektet e minimimit të procesit zgjedhor, ndoshta ditëne zgjedhjeve ndoshta I ka dhënë apo npas ditës së zgjedhjeve.
Si qytetare e këtij vendi , si banuese e kryeqytetit, si anëtare e Komisionit rregullator , dua të them se puna jonë është thuajse e denigruar apo e përcudnuar.
Do ju tregoj një document që pop qarkullon mediatikisht dhe kjo ëhstë e dhimbshme ku unë hega vukaj me nr rendor , me nr identitetit me të dhëna të tjera persona, më del qartë atësia , nr tel , kë kam patronazhist.
Patronazhisti im më kujton diktaturën kur të parët e mi përndiqeshin nga fuksi I lagjes, me një qëllim të caktuar politik. Mos vallë jemi kthyer në vitin 1990, ikjo është e tmerrshme, nëse vërtetë po ndodh dhe sic rezulton po ndodh, ku Rezart Fetollari mua më përndiqka. Por ky person nuk e bën këtë I vetëm sepse ky person të dhënat e mia I ka siguruar në bashkëpunim me mekanizmat institucionale ndërveprues në këtë krim zgjedhor. E dhëna ime si ID administrohet nga Drejtortia e Përgjithëshme e Gjendjes Civile, më bën të mendoj që bashkëpunëtor i parë ëhstë DPGJC, se ku unë jam e punësuar më bën të mendoj se drejtoria e tatimeve dhe sigurimeve shoqërore qenkerka institucioni tjetër bashkëveprues në këtë krim zgjedhor ,nr im I telefonit më bën të mendoj që kompania private më paska ekspozuar të dhënat të mia. Por kjo situatë më bën të mendoj që kontigjente kibernetike mund të të më sulmojnë në cdo kohë. Atëherë ku qendron garancia në aspektin zgjedhor? Zero të nderuar. Cfarë është bërë deri tani nga organet të cilat kanë dijeni, sepse zien kjo cështje, janë të prekur gazetarët të cilët nidhen të cënuar dhe të dhunuar.
Më lind natyrshëm pyetja, cfarë është bërë me këtë cështje, ku janë organet përgjegjëse ligjzbatuese ku janë deri tani???
Dua zoti Sekretar I Përgjithshëm , ti adresohesh për prezencë këtu në këtë sallë drejtorit të DPGJC, drejtueses së e-albania, e cila mban përgjegjësi, Komisionerii për Mbrojtjen e të Dhënave Personale , të na raportojë urgjent se cfarë bëhet, Avokates së Popullit se cfarë ka evidentuuar deri tani me impaktin? Impakti është edhe post zgjedhor sepse në atë listë është bërë një ndasi se kush voton PS, PD apo LSI, dhe në varësi të zgjedhjeve kush nuk ka votuar ps mbetet kontigjent I sulmuar. Duhet ti adrersojmë shkresë edhe SPAKm duhet të kishte reaguar deri tani pasi nuk është cështje që kërkon hetim të thelluar. Të gjitha këto janë kriminale . për këto duhet të jetë përgjigje paara datës 25. Pas datës 25 nuk kanë asnjë efekt , spostimet kujt I përket kopetenca sic ndodhi me dosjen 184, ku u asgjësua cështja, nuk kanë efekt Dua që shkresat të nisen urgjent pasi ëhssë cështje shumë sensitive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular