BallinaKronikeTre vëllezër po konfliktoheshin me një çift/ Si u dhunua dhe u...

Tre vëllezër po konfliktoheshin me një çift/ Si u dhunua dhe u plagos polici që tentoi të shuante sherrin

Policia ka zbardhur ngjarjen në Berat ku mbeti i plagosur një efektiv policie. Mësohet se tre vëllezër ishin përfshirë në konflikt me një shtetas me inicialet A.M dhe bashkëshorten e tij.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, tre vëllezerit Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini 40 vjeç, ( përdorues të lëndëve narkotike), kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë.

Nga përplasja mbeti i plagosur efektivi Julian Xhahili. Gjatë konfrontimit fizik  dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme.

“Sot rreth orës 20:20,  ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative  se në lagjen “Dëshmorët e Kombit”  shtetasit G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) po konfliktoheshin me shtetasit A.M dhe bashkëshorten e tij shtetasen O.M .

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë  ku  kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit  kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit  njërit prej  punonjësve të policisë dhe  gjatë konfrontimit fizik  dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Nga shërbimet e policisë është bërë, neutralizimi dhe shoqërimi i personave në konflikt dhe  është siguruar vendi ngjarjes.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vijon puna intensive për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tre vëllezër po konfliktoheshin me një çift/ Si u dhunuaTre vëllezër po konfliktoheshin me një çift/ Si u dhunuaTre vëllezër po konfliktoheshin me një çift/ Si u dhunua

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular