BallinaKronike“U shtriva në tokë nga frika”/ Qytetarët tregojnë si ndodhi përplasja me...

“U shtriva në tokë nga frika”/ Qytetarët tregojnë si ndodhi përplasja me armë në Mamurras: Disa persona zbritën nga makina dhe…

Përplasja me armë zjarri në Mamurras të Kurbinit ndodhi në një nga zonat më të populluara të këtij qytetit të vogël.

Në momentin e ngjarjes ka pasur lëvizje të shumta të qytetareve, por fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar. Ndërkohë plumbat prekën dhe një automjet, i cili ishte i përkuar në anë të rrugës.

Një nga personat i cili ndodhej pak metra larg vendit të ngjarjes tregon se ka parë disa persona duke u konfliktuar me Policinë dhe më pas ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri. “Unë isha duke blerë te dyqani këtu afër. Pashë disa persona që zbritën nga makina dhe po konfliktoheshin me efektivët e Policisë.  Po bënin zhurmë me njëri-tjetrin dhe më pas dëgjova të shtëna me armë. Të them të drejtën në atë moment u tremba dhe u largova nga aty. Më pas pashë se erdhën forca të tjera policore e ambulancat”, thotë një qytetar.

Ndërsa një tjetër tregon se në momentin që ka dëgjuar të shtënat e armëve është shtrirë në tokë, duke u fshehur pas një makine dhe nuk ka arritur të shohë se kush ka qëlluar efektivët e Policisë, apo personat që zbritën nga makina që ata e ndaluan. Qytetarët treguan dje se kanë përjetuar frikë dhe ankth, pasi prej kohësh nuk kishin parë ngjarje të tilla që të ndodhnin në qytetin e tyre të vogël.

SI KA NDODHUR NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit N. V. (M.F), i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Pas sqarimit të situatës, personi është lënë i lirë.

Rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë D.M. ka qëlluar me armë duke plagosur personat e sipërpërmendur.

KUSH U ARRESTUA

SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka kryer veprimet hetimore të nevojshme dhe në 13.04.2021 u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve:

– Gjon Fufi 40 vjeç, lindur e banues në Mamurras;

– Nikoll Fufi (Vorfi) , 36 vjeç, lindur e banues në Mamurras;

– Rudolf Fufi 31 vjeç, lindur e banues në Mamurras.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim.

Nga grupi i posaçëm hetimor u sekuestruan si provë materiale 3 gëzhoja nga arma e zjarrit në posedim të punonjësit të policisë D.M. si dhe automjeti tip “Porsche Cayen” me të cilin udhëtonin autorët e dyshuar të ngjarjes.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore dhe pasojat e ardhura nga përdorimi i armës së zjarrit, u bë arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Inspektor D. M., 45 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Stacionit të Policisë Mamurras, për veprat penale “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular