BallinaPolitikeDrejtuesi politik Leskaj dhe kandidati Arbi Agalliu takojnë banorët e lagjes "Uji...

Drejtuesi politik Leskaj dhe kandidati Arbi Agalliu takojnë banorët e lagjes “Uji i Ftohtë”: Ngado ndihet padurimi për 25 prillin!

Nga Bujar Leskaj

Lagjja “Uji i Ftohtë”. Ngado ndihet padurimi për 25 prillin!
Në takimet me qytetarët dëgjoj dhe nuk premtoj, por angazhohem. Bëhem pjesë e tyre dhe nxjerr mësime. Nga varfëria e madhe, papunësia, mungesa e shpresës dhe e perspektivës, nga largimi i të rinjve nëpër botë, nga fëmijët pa libra shkollorë e akoma më tej, pa ëndrra ose me ëndrra të vrara.
Në takimet me ta kam dëgjuar qytetarë të ndershëm të shtypur nga pushteti i sektit që qeveris tetë vite. Zgjedh të jem me të shtypurit. Jam takuar me qytetarë të gënjyer nga gënjeshtarët që qeverisin këto tetë vite. Sigurisht që jam pranë të gënjyerve.
Dhe u them gjithmonë të vërtetën. E vërteta është ndihma dhe zgjidhja e parë.
Partia Demokratike në pushtet do të jetë partia që do t’i ndihmojë, do t’u rikthejë dinjitetin. Ne do jemi një qeveri që punon për njerëzit. Përpjekja jonë është për të gjithë. Fitorja jonë do jetë fitorja e të gjithëve.
Përshëndeti takimin me banorët e lagjes “Uji i Ftohtë” edhe kandidati i PD z. Arbi Agalliu.
Edhe 11 ditë!
Arma jonë për largimin e së keqes është vota masive dhe e përgjegjshme.
Të gjithë bashkë për ndryshimin
Voto 9, voto Partinë Demokratike.
25 Prill
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular