BallinaKryesore“Është në shkallën e tretë të trishtimit”, Zheji: Sondazhet e japin në...

“Është në shkallën e tretë të trishtimit”, Zheji: Sondazhet e japin në rënie Ramën

Në puntatën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, u komentua gjatë ftesa publike që kryeministri, Edi Rama, i bëri dje kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Teksa bëri ftesën për bashkëpunim, kreu i qeverisë tha se kushti për këtë bashkëpunim ishte distancomi i Bashës nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Për të komentuar këtë ftesë të papritur të Ramës, ku kanë ngelur edhe pak ditë nga 25 prilli, ishe në lidhje “Skype” analisti i njohur, Artur Zheji. Ai u shpreh se kjo ftesë nën pjesë në shkallën e tretë të trishtimit të mazhorancës.

“Shkalla e parë kishte të bënte me sondazhet që e detyronin Ramën të përdorte një gjuhë negativiste ndaj Bashës dhe opozitës duke e demonizuar opozitën në bllok dhe duke kërcënuar shqiptarët që po ika unë këta që do vijnë do jenë më keq.

Shkalla e dytë është përjashtimi nga antagonizmi i figurës së Bashës dhe rikuperimi i një dueli imagjinar me Berishën dhe Metën.

Shkalla e tretë është diversioni, sondazhet e japin në rënie Ramën dhe do të krijojë atë që bëri në 2017, iluzionin se në një moment ata do të bëjnë një koalicion të madh për stabilitetin e Shqipërisë. Jemi në përshkallëzim trishtimi dhe kërkesë për një rrugëdalje”, tha Zheji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular