BallinaKryesorePyetjet më të shpeshta/ Kujdes gjatë votimit, rastet kur vota jote do...

Pyetjet më të shpeshta/ Kujdes gjatë votimit, rastet kur vota jote do të jetë e pavlefshme

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi,  ka ndarë me qytetarët përgjigjet e pyetjeve që bëhen më së shumti për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi shkruan se në këto zgjedhje do të votohet vetëm me një fletë votimi ku janë të shënuar emrat e subjekteve dhe numrat e kandidatëve.Ai thekson se mund të votohet vetëm me X dhe + dhe çdo shënim tjetër do ta bëjë fletën e votimit të pavlefshme.

Statusi i plotë i Ilirjan Celibashit

PYETJE/PËRGJIGJE TË SHPESHTA PËR FLETËN E VOTIMIT

1) Me sa fletë votimi do të votohet në zgjedhjet e datës 25 prill 2021?

Në këto zgjedhje do të votohet vetëm me një fletë votimit.

2) Çfarë përmban fleta e votimit?

Në fletën e votimit janë të shënuara emrat e subjekteve zgjedhore (parti politike, koalicione ose kandidatë të pavarur), dhe në secilin rresht ku është shënuar emri i subjektit zgjedhor janë të shënuar në vazhdim numrat e kandidatëve të atij subjekti sipas renditjes në listën e dorëzuar në KQZ.

3) Si duhet të plotësohet fleta e votimit që ajo të jetë e vlefshme?

Në kuadratin e bardhë përbri logos së subjektit zgjedhor (parti/koalicion), ose sipas rastit kur zgjedh edhe kandidatin, duhet të vendosësh shenjën X, ose +. Çdo shënim tjetër mundet ta bëj ta pavlefshme fletën e votimit.

4) Si duhet të votoj që vota ime të jetë e vlefshme?

Ti mundet të votosh vetëm në një nga tre mënyrat:

a. Ti mund të votosh vetëm subjektin zgjedhor (parti/koalicion) dhe të mos votosh për asnjë nga kandidatët e atij subjekti zgjedhor. Në këtë rast vota i shkon listës së kandidatëve në tërësi sipas renditjes që ka paraqitur subjekti zgjedhor;

b. Ti mund të votosh për subjektin zgjedhor dhe gjithashtu mund të votosh vetëm njërin nga kandidatët e atij subjekti. Në këtë rast vota i shkon subjektit zgjedhor. Është gjithashtu votë edhe për kandidatin e atij subjekti;

c. Ti mund të votosh vetëm për një kandidat (duke shënuar X ose + vetëm në kutinë që i korrespondon numrit të kandidatit të preferuar), pa votuar subjektin zgjedhor të cilit i përket ai kandidat. Në këtë rast vota shkon për kandidatin, por shkon edhe për subjektin të cilit i përket kandidati.

5) A mund të votoj për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetër?

Jo, nuk mundesh.

6) A mund të votoj për dy subjekte zgjedhore?

Jo, nuk mundesh.

7) A mund të votoj për dy kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor?

Jo, nuk mundesh.

8) A mund të votoj dy kandidatë të dy subjekteve të ndryshëm?

Jo, nuk mundesh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular