BallinaKryesoreRotacioni politik i 25 prillit, një realitet i pashmangshëm!

Rotacioni politik i 25 prillit, një realitet i pashmangshëm!

Nga Ermal Xhelilaj

Kur fushatës zgjedhore tashmë është duke i ardhur fundi, motorrat elektoral të forcave kryesore politike në vend janë ndezur më fuqishëm se kurrë në një përballje atipike zgjedhore, ku si karakteristik themelore reflektohet gjuha e ashpër politike, akuzat e kundër-akuzat, promovimi i alternativave konceptuale qeverisëse, retorika politike e propaganda qeveritare, si dhe aktivizimi konvencional i faktorit ndërkombëtar dhe e përfaqësive kryesore diplomatike në vend.

Me vetëm disa ditë larg zgjedhjeve të 25 prillit, panorama e situatës politike e të pritshmërisë elektorale të forcave politike në vend, gradualisht po kristalizohet në një formë relativisht të konceptueshme për faktorët e interesuar mbi këto zgjedhje. Partia në pushtet gjatë kësaj periudhe është duke zhvilluar një fushatë zgjedhore gjithëpërfshirëse, agresive me objektiva elektoral diversiv. Pavarësisht retorikës politike, optimizmit të sforcuar artificial dhe aktivizimit të të gjithë mekanizmave shtetëror në shërbim të pushtetit, humbja e betejës zgjedhore të 25 prillit për Kryeministrin dhe Qeverinë e tij duket një alternativ e paevitueshme.

Gjatë këtyre dy mandateve në pushtet, konsumi ekstrem i kësaj Qeverie u kristalizua qartësisht, duke e kthyer vendin substancialisht vite pas në një regres të paimagjinueshëm më parë. Kryeministri dhe partia e tij në pushtet dështuan në mënyrë të pakundërshtueshme me ekonominë, arsimin, shëndetësinë, rendin publik, sistemin e drejtesisë, sistemin social, integrimin e vendit ne BE. Për më tepër, nën këtë qeverisje vendi eksportoi drejt BE emigracion masiv, trafik lëndësh narkotike e qeniesh njerëzore, kriminalitet, destabilizim politik e ekonomik.

Të gjitha këto problematika kanë krijuar një sens të theksuar pakënaqësie e disaprovimi të faktorit ndërkombëtar, të pasqyruar në qendrime politike e deklarata zyrtare të organizmave të ndryshëm dhe zyrtarëve të lartë të BE. Në të njëjtën linjë kanë rezultuar edhe qendrimet zyrtare të përfaqësive diplomatike të aleatëve tanë strategjik. Këto qendrime në unison të ndërkombëtarëve kanë ardhur edhe si pasojë e politikave mediokre e infantile të Kryeminstrit, që me prepotencën e agresivitetin e tij e ka drejtuar vendin drejt lindjes dhe jo drejt BE. Tentativat për ndarjen e Kosovës, Mini-Shengeni Ballkanik, flirti me Edoganin, janë disa nga bëmat e Ramës që vërtetojnë këtë postulatë.

Ndërkohë, gjendja e rënduar ekonomike, falimentimi i bizneseve, braktisja e vendit. keqmenaxhimi i pandemisë së COVID-19 dhe fatkeqësisë së tërmetit, shantazhet e presionet ushtruar administratës për votën, arroganca e pushtetareve, megakorrupsioni qeveritar e PPP, skandalet e shumta që kanë karakterizuar Qeverinë, propaganda e shfrenuar qeveritare, kanë ndikuar negativisht dhe në mënyrë të pariparueshme mbështetjen e qytetarëve për Kryeministrin e Qeverinë e tij. Pavarësisht propagandës, qytetarët shqiptarë në terren shprehin pakënaqësi të madhe mbi Qeverinë Rama. Vetë sondazhet e partisë në pushtet e kanë evidentuar këtë problem.

Fronti opozitar nga ana tjetër, i cili përmbledh të gjitha forcat politike në vend statistikisht me një elektorat maxhoritar, ka shpalosur një strategji, platformë e program real, të qartë e eficent për të rikthyer vendin në një normalitet qeverisës me fokus rimëkembjen e ekonomisë, mirëqenies, sistemit shëndetësor e social dhe riinstalimin e standarteve demokratike dhe shtetit të së drejtës. Në fund qytetarët shqiptarë e kanë të qartë që rotacioni politik tashmë është një domozdoshmëri dhe realitet i paevitueshëm. Një Kryeministër i konsumuar mbi 20 vite në pushtet bashkë me një Qeveri të dështuar në dy mandate nuk kanë çfarë të ofrojnë, veçse dështim e rrënim të mëtejshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular