BallinaBotaE rëndë në SHBA, një person qëllon me breshëri plumbash drejt një...

E rëndë në SHBA, një person qëllon me breshëri plumbash drejt një ndërtese pranë aeroportit ndërkombëtar, të paktën tetë të vdekur

Të paktën tetë persona kanë ndërruar jetë, për shkak të shtënave me arnë në një strukturë të Indianapolis FedEx, në SHBA, shkruan CNN.

Po sipas medias prestigjioze, autoritetet dyshojnë se numri i viktimave mund të shtohet në orët në vazhdim. Policia ka njoftuar, se autori, pasi ka kryer masakrën, ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësja e policisë e Indianapolis, Genae Cook u tha gazetarëve se kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes të enjten vonë, oficerët panë të shtëna në një objekt, një vend i FedEx në Mirabel Road, Indianapolis. Objekti ndodhet afër aeroportit ndërkombëtar.

“Kemi shumë njerëz të lënduar nga të shtënat”, ka thënë Cook, duke shtuar se kishte të tjerë që ishin transportuar në spitale të ndryshme në të gjithë zonën.

Ajo shtoi se personi i armatosur ka vdekur. Një dëshmitar i cili tha se ai punon në këtë objekt i tha WISH-TV se ai pa një burrë me një armë pasi dëgjoi disa të shtëna.

“Unë pashë një burrë me një pushkë automatike dhe ai po qëllonte gjithandej”, ka thënë Jeremiah Miller.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular