BallinaKronikePërplasja me armë në Mamurras/ Gjykata jep vendimin për efektivin e policisë,...

Përplasja me armë në Mamurras/ Gjykata jep vendimin për efektivin e policisë, i cili plagosi dy kolegët

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për efektivin e policisë, David Madani, i cili nga pakujdesia plagosi dy kolegët e tij.

Në lidhje me ngjarjen në Mamurras, tre ditë më parë u arrestuan edhe tre persona të tjerë, Gjon Fufi, Nikoll Fufi (Vorfi) dhe Rudolf Fufi, të cilët mësohet se janë të afërm të ish-deputetit Mhill Fufi.

SI KA NDODHUR NGJARJA

Burime nga grupi hetimor thanë se patrulla me tre efektivë kanë tentuar që të ndalojë të rinjtë që udhëtonin me makinën e tyre, pasi kishin kryer manovra të rrezikshme dhe kishin kaluar kundërvajtje.

Në momentin që kanë kaluar Policinë, ata nuk kanë ndaluar. Në këtë kohë patrulla është vënë në ndjekje të tyre duke mundur t’i ndalojë në qendër të Mamurrasit. Të rinjtë kanë hapur krahun dhe kanë ndaluar, më pas është afruar edhe patrulla e Policisë. Brenda makinës kanë qenë dy persona, por sapo kanë parë që janë ndaluar nga Policia, rreth 5-6 persona të tjerë janë afruar pranë të rinjve.

Në këtë moment Nikollë Vorfi ka dalë nga makina dhe ka qëlluar ndaj efektivëve të Policisë, duke goditur njërin prej tyre me sende të forta. Pas kësaj, një nga efektivët e Policisë, i identifikuar si D .M, ka hapur zjarr duke e plagosur në këmbë, por të plagosur kanë mbetur edhe dy kolegët e tij.

Fillimisht u tha se policët kanë qenë në patrullim në qendër të qytetit dhe kanë tentuar të ndalojnë makinën e autorëve për verifikim. Këta të fundit paraprakisht u deklarua se nuk i ishin bindur urdhrit për kontroll duke mos ndaluar. Burimet tregonin se policët që u bënë thirrje i kanë ndjekur dhe pas konfliktit fizik u raportua se ngjarja kishte degraduar në përdorimin e armëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular