BallinaKronikePërplasja me armë në Mamurras me të afërm të ish-deputetit, Gjykata liron...

Përplasja me armë në Mamurras me të afërm të ish-deputetit, Gjykata liron policin e arrestuar dhe vëllezërit Fufi

Gjykata e Kurbinit ka liruar nga qelia policin e arrestuar për përplasjen me armë në Mamurras, D.Medani së bashku me vëllezërit Gjon dhe Rudolf Fufi.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se ata janë lënë të gjithë në detyrim paraqitje teksa seanca për policin dhe vëllezërit u zhvilluan të ndara.

Vëllezërit Fufi bashkë me Nikoll Fufin (Vorfi), për të cilin masa do të jepet në spital pasi është i  plagosur, akuzohen për goditje për shkak të detyrës dhe kanosje për shkak të detyrës në bashkëpunim. Këta persona janë të afërm të një ish-deputeti të parlamentit shqiptar, Mhill Fufin.

Më 13 prill, personat e sipërpërmendur goditën me sende të forta policin D.M, teksa ky i fundit qëlloi për vetëmbrojtje sipas SHÇBA. E gjitha nisi gjatë një kontrolli në një lokal për lojërat e fatit, dhe aty policët u kundërshtuan nga Nikoll Fufi (Vorfi) i cili u shoqërua dhe më pas u la i lirë.

Më pas ishin vëllezërit Fufi që i kanë dalë para policit për ta goditur, por ky i fundit pasi i ka paralajmëruar, qëlloi në ajër dhe më pas dy kolegët e një tjetër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular