Mediat italiane kanë raportuar se Guardia di Finanzza në bashkëpunim me Eurojust kanë sekuestruar 12 milionë euro pasuri në Itali dhe në Shqipëri.
Operacioni i koduar “Ndiq paranë 2” është zhvilluar nga antimafia italiane në Katania dhe sipas mediave pasuritë e sekuestruara janë aksione të ndërmarrjeve të transportit dhe tregtimin e produkteve të naftës.
Besohet se sipërmarrësit janë të lidhur me klane mafioze në Itali. 12 milion eurot u sekuestruan në shtatë provinca të gjashtë rajoneve italiane dhe në Shqipëri.
Në Itali sekuestrimet janë kryer në Katania, Romë, Milano, Novara, Udine, Varese dhe Verona. Po sipas mediave, hetimi hodhi dritë mbi pastrimin e të ardhurave të paligjshme të bosit Giuseppe Scarvaglieri, i klanit Scalisi, i burgosur nën regjimin 41 bis, përmes aktiviteteve sipërmarrëse të menaxhuara nga nipi i tij, Salvatore Calcagno, dhe nga sipërmarrësit Antonio Siverino dhe djali i tij Francesco.
Ky e fundit, nga ana tjetër, përdori emra të ndryshëm për krijimin e ndërmarrjeve të shumta që veprojnë në të gjithë territorin kombëtar.