BallinaKronikeSekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Shqipëri dhe Itali, janë aksione të...

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Shqipëri dhe Itali, janë aksione të ndërmarrjeve… Ja detajet e operacionit “Ndiq Paranë”

Mediat italiane kanë raportuar se Guardia di Finanzza në bashkëpunim me Eurojust kanë sekuestruar 12  milionë euro pasuri në Itali dhe në Shqipëri.

Operacioni i koduar “Ndiq paranë 2” është zhvilluar nga  antimafia italiane në Katania dhe sipas mediave pasuritë e sekuestruara janë aksione të ndërmarrjeve të transportit dhe tregtimin e produkteve të naftës.

Besohet se sipërmarrësit janë të lidhur me klane mafioze në Itali. 12 milion eurot u sekuestruan në shtatë provinca të gjashtë rajoneve italiane dhe në Shqipëri.

Në Itali sekuestrimet janë  kryer në Katania, Romë, Milano, Novara, Udine, Varese dhe Verona. Po sipas mediave, hetimi  hodhi dritë mbi pastrimin e të ardhurave të paligjshme të bosit Giuseppe Scarvaglieri, i klanit Scalisi, i burgosur nën regjimin 41 bis, përmes aktiviteteve sipërmarrëse të menaxhuara nga nipi i tij, Salvatore Calcagno, dhe nga sipërmarrësit Antonio Siverino dhe djali i tij Francesco.

Ky e fundit, nga ana tjetër, përdori emra të ndryshëm për krijimin e ndërmarrjeve të shumta që veprojnë në të gjithë territorin kombëtar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular