BallinaKronikeSherr në një lokal, thyhen tavolina dhe kompjutera! Dy të rinjtë kundërshtojnë...

Sherr në një lokal, thyhen tavolina dhe kompjutera! Dy të rinjtë kundërshtojnë policinë dhe dëmtojnë…

Policia e Tropojës ka arrestuar dy persona, të cilët janë konfliktuar në një lokal me disa persona të tjerë, duke dëmtuar tavolinat e lokalit dhe një kompjuter.

Në pranga janë vënë shtetasit F. O., 24 vjeç, dhe E. B., 23 vjeç, banues në Tropojë. Ndërkohë gjatë shoqërimit këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi këta dy shtetas janë konfliktuar me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit.  Gjatë shoqërimit nga patrulla e Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë”, thote policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ” Shkatërrimi i pronës”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular