Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin se Shqipëria ofron mbështetjen më të ulët për bujqësinë në raport me vendet e tjera të rajonit.
Në një postim në rrjetet sociale, në vazhdim të atyre që Basha i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet” shkruan:
“8 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa përqind e fondeve të akorduara për bujqësinë shkojnë për fermerët? Përgjigjja: 40%. Shqipëria ofron mbështetje më të ulët direkte për bujqësinë në raport me vendet e tjera të rajonit”.