BallinaKronike“S’justifikonte pasurinë e babait të ndjerë”/ Seancë e pazakontë në KPK, shkarkohet...

“S’justifikonte pasurinë e babait të ndjerë”/ Seancë e pazakontë në KPK, shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës: Më duket sikur kemi bërë vetingun e…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (KPK) shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Bledar Maksuti –pas një procesi të pazakontë që u fokusua tek të ardhurat dhe asetet e krijuara nga babai i tij i ndjerë.

Kjo situatë u evidentua edhe nga trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe nga vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova në seancën dëgjimore të zhvilluar më 9 prill.

“Më duket sikur kemi bërë vetingun e babait tuaj. Më vjen keq, se ai nuk është më,” tha në fund të seancës dëgjimore relatorja Genta Tafa Bungo.

Komisoni konstatoi pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh për pasurinë e krijuar nga babai i Maksutit –ish prokuror, noter dhe avokat.

Gjatë seancës, prokurori Bledar Maksuti tha se kishte jetuar gjithmonë me prindërit, ndërsa këmbënguli se deklarimet e tij të pasurisë ishin të vërteta dhe të sinqerta. Maksuti u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Procesi i vetingut për Maksutin u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitaj.

Bledar Maksuti e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular