BallinaPolitikeKryemadhi: Vlora sot më shumë se kurrë ka nevojë për të rinjtë...

Kryemadhi: Vlora sot më shumë se kurrë ka nevojë për të rinjtë dhe të rejat e saj, e kanë shfrytëzuar dhe grabitur, e kanë përdorur si trofe

Kryemadhi: Vlora sot më shumë se kurrë ka nevojë për të rinjtë dhe të rejat e saj, e kanë shfrytëzuar dhe grabitur, e kanë përdorur si trofe

Monika Kryemadhi në Vlorë (pjesa e parë)

Ju falënderoj në emër të gjithë LSI-së, të gjithë themeluesve të saj, të gjithë atyre që kanë kontribuar në 17 vite, që Greisi dhe të rinjtë e të rejat që do të ndjekin rrugën tonë dhe do të përballen me sfida që do të vijnë njëra pas tjetrës. Greis, e di që po ecën në një zonë të vështirë siç është Vlora, por Vlora sa e vështirë dhe e egër duket në pamjen e saj, aq e butë dhe aq mikëpritëse është për ata që duan të bëjnë diçka për ta. Dhe unë jam e bindur që tek ty, Dikensi, Joana në Ksamil, Entela shoqja ime, por mbi të gjitha Liria që është nënë, gjyshe, të cilat ju bashkë të gjithë do ti ndryshoni jo vetëm imazhin politik, por historinë e tranzicionit të Vlorës, do të sillni ndryshimin i cili është i patjetërsueshëm. Të dashur motra dhe vëllezër vlonjatë, ditët po vijnë duke u ngushtuar, entuziazmi duke u rritur, emocionet shtohen çdo ditë, forca dhe fryma që kemi ne është e jashtëzakonshme. Dje isha në Gjirokastër, një shi dhe i ftohtë i paparë dhe kur shikoja me qindra dhe mijëra të rinj të cilët nuk largoheshin, por kërkonin të takoheshin pasi kërkonin ndryshimin, ndryshimi vjen në 25 prill duke votuar numrin 6, LSI.
Vlorën gjithmonë e kanë parë si një trofe, e kanë parë si një trofe për ta përdorur dhe shfrytëzuar. E kanë shfrytëzuar për politike, për tu pasuruar, për të manipuluar, grabitur, por kurrë nuk i kanë dhënë Vlorës atë që i takon. Sot më shumë se kurrë Vlora ka nevojë për njerëzit e saj, sot më shumë se kurrë Vlora ka nevojë për të rinjtë dhe të rejat e saj, për familjen e saj, prandaj ju ftoj të votoni numrin 6, djemtë dhe vajzat tuaja të Vlorës sepse ata do të jenë përfaqësuesit tuaj. E tha pak më përpara Luani, dhe i jam shumë mirënjohëse atij që ka ardhur në Vlorë për të ringritur punën, por do të ftoja të gjithë socialistët, ata socialistë të ndershëm që në 8 vite të pushtetit të rilindjes, e përdorën pushtetin e tyre e tjetërsuan pushtetin e tyre, e grabitën pushtetin e tyre, për të pasuar atë që është çdo gjë dhe më e rëndësishme, vlerat e tyre. Prandaj socialistët kanë mundësi të votojnë numrin 6, vetëveten e tyre. Por do të ju bëja thirrje të gjithë ju djemve dhe vajzave që jeni në Vlorë, të gjithë djemve e vajzave që jeni në rrethinat e Vlorës, të votojnë djemtë e vajzat e tyre. Të votojnë Griseidën, pedagoge, pasi është një vajzë e jashtëzakonshme. Të votojnë Dikensin, djalin e tyre, pasi sot më shumë se kurrë Vlora ka nevojë për figura të reja, Vlora ka nevojë për djemtë e vajzat e saj. Sot më shumë se kurrë Vlora ka nevojë për gjakun e saj për tu ringritur në histori dhe për tu ringritur dhe njëherë vlerat e saj të cilat po humbasin çdo ditë. Prandaj ju ftoj, votoni numrin 6, votoni LSI, sepse duke votuar LSI keni votuar për të ardhmen e familjeve tuaja.
E dashur Liri, je një grua zonjë dhe një gjyshe e mrekullueshme. Ti dhe unë kemi një detyrë shumë të rëndësishme për fëmijët dhe familjet tona. Kemi një detyrë që të mos ndalemi asnjë sekondë, të trokasim derë më derë, të takojmë çdo nënë, gjyshe, grua, të kërkojmë votë për djemtë dhe vajzat tona, se ky është misioni ynë i vetëm për të ringritur vlerat shqiptare tek fëmijët tanë, të rinjtë e të rejat tona, sepse vetëm gjaku i tyre, energjia e tyre sjell ndryshimin në Shqipëri. Entela themeluese e LSI që në kohët e vjetra me mua që kur ishte studente. Detyrë që nuk u ndalua asnjëherë, por që nuk duhet ta ndalojmë, pasi ashtu si LSI i dha shansin e mundësinë Monikës, Klajdës, Floidës, Keidit, Erisës, Silva Cakës, ti japim shansin dhe mundësinë të gjithë vajzave të reja si Grejsi, si Anxhela, si të gjitha këto vajza të mrekullueshme që janë këtu, sepse Shqipëria ka nevojë për djemtë, për vajzat, ka nevojë për mendjen e tyre. Por ka nevojë për energjinë e tyre, ashtu siç ka nevojë për mençurinë, siç ka nevojë për mençurinë e intelektualëve, sic ka nevojë për mençurinë e profesionistëve, siç ka nevojë për shpirtin dhe zemrën e nënave dhe baballarëve tanë që na nxisin të ecim përpara dhe të mos tërhiqemi kurrë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular