BallinaAktualitetVideo që u bë virale në të gjithë botën/Gjesti i berberit që...

Video që u bë virale në të gjithë botën/Gjesti i berberit që bëri kolegun e tij të shpërthejë në lot

Në disa pamje prekëse një berber spanjoll i cili po kalon kimioterapi për kancerin shpërthen në lot ndërsa kolegu i tij qeth flokët e tij në shenjë solidariteti

Sipas mediave të huaja, berberi Joel Ortega mund të dëgjohet duke i thënë kolegut të tij Neftali Martin, i cili aktualisht po trajtohet nga kanceri, ‘nuk je vetëm’

Madje, në një postim me një video në rrjetet sociale, ai shpjegoi se Ortega i kishte thënë se do të vazhdonte të qethte kokën me të derisa të mbaronte trajtimin e kancerit.

‘Për mua’, shkroi ai, ‘Joeli nuk është thjesht një bashkëpunëtor, ai është një vëlla’.

Ndërkohë, siç bëhet e ditur më tej, të paktën katër berberë të tjerë kanë qethur kokën në shenjë solidariteti me Martin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular