BallinaKronikeVrasja që tronditi Kosovën/ Kush është 27-vjeçari që vdiq, dyshohet se u...

Vrasja që tronditi Kosovën/ Kush është 27-vjeçari që vdiq, dyshohet se u qëllua nga biznesmeni i njohur

Një 27-vjeçar u vra sot në tregun e Mitrovicës pas një ngjarjeje të rëndë, ku edhe dy të tjerë mbeten të plagosur

Viktima është 27 vjeçari Valmir Fazliu, nga fshati Dolak i Vushtrrisë, shkruajnë mediat kosovare.

Valmiri ishte djali vetëm i familjes. Sipas hetimeve të deri tanishme të policisë, i dyshuari është biznesmeni Shefki Asllani, 35-vjeçar

“Ndërsa në vendin e ngjarjes pas ekzaminimeve të kryera, hetuesit policorë si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar një armë (pistoletë), tri gëzhoja dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Ndaj te dyshuarit Sh. A., 35 vjeçar, me vendim te prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka njoftuar policia.

Policia ka bërë të ditur se rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale: vrasje e rëndë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular