BallinaPolitikeBujar Leskaj: Takim mbresëlënës në Sarandë, nga vëllezërit Myrtaj. Në 25 prill...

Bujar Leskaj: Takim mbresëlënës në Sarandë, nga vëllezërit Myrtaj. Në 25 prill të votojmë masivisht për ndryshimin

Nga Bujar Leskaj
Takim mbresëlënës e shpresëplotë në Sarandë, organizuar nga vëllezërit Myrtaj.
Vëllazëria, familja të afërmit dhe miqësia e Myrtajve dëshmuan sot më fuqishëm se kurrë se së bashku në 25 prill me votën tonë do të sjellim ndryshimin.
Shpresa, përkushtimi dhe vendosmëria e këtyre njerëzve të mirë na bën besimplotë se ora e fitores po vjen.
U angazhova, së bashku me kandidatët për deputetë të PD, Ina Zhupa, Gëzim Ademaj, Jolio Dine se qeveria e PD, dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të jetë qeveria e shqiptarëve të ndershëm e punëtorë. Kërkova që në 25 prill të votojnë masivisht për ndryshimin dhe largimin e këtij sekti.
Vota për Partinë Demokratike, do të jetë vota, me të cilën qytetarët e përgjegjshëm do të bëjnë ndryshimin, do të ndajnë të Mirën nga e Keqja!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular