Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të diele një takim elektoral në Tropojë.
Para mbështetësve të shumtë, Basha tha se nuk ka shqiptarë që nuk ka shqiptar që nuk e di që s’ka ndryshim pa larguar Edi Ramën.
Duke theksuar se ndryshimi është në dorën e shqiptarëve, Basha kërkoi të votohej masivisht numri 9.
Basha: Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, tropojanë dhe tropojne, të rinjtë dhe të reja t e Tropojës. Është për mua një gëzim i mrekullueshëm të ndodhem sot këtu në mesin tuaj, në Tropojën e trimërisë, e legjendave, në mesin e pasardhësve të dardanëve dhe kreshnikëve. Tropojën e luftës dhe qëndresës për kombin shqiptar, shtetin shqiptar, në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Në këtë vend të mbushur me bukuritë më magjepsëse, me bukuritë më të rralla që syri i njeriut sheh. Në dritare të alpeve ku rrjedh më blu se blua lumi i Valbonës.
Prej 8 vitesh me radhë ka pllakosur si anembanë vendin një varfëri e skajshme. Këtu, në këtë vend, ku duhet të ishte kryeqendër vitrinë e kombit shqiptar, janë larguar shumë të reja në emigracion. Zemra ime dhemb me zemrat e nënave të Tropojës për bijtë e tyre të larguar në emigracion. Por sot zemra ime dhe e shqiptarëve është e mbushur me shpresë. Nën hijen e heroit tonë Bajram Currit, nën vështrimin e rinisë së mrekullueshme të Tropojës. Na bashkojë me një gëzim të brendshëm, e shpresë, se ndryshimi i pandalshëm po vjen.
Tetë vite të gjatë, një dimër pafund për familjet, sipërmarrjet, fermerët, dimër plot vështirësi prindërit dhe punët e tyre. Tetë vite dështime dhe premtime të pambajtura dhe njeriu përgjegjës për këto ka guximin të trokasë prapë dhe të kërkojë 4 vite të tjera. Është mrekulli jo vetëm e zotit, por e shpirtit mbijetues të shqiptarëve, se asnjë popull sdo të qëndronte në këmbë për 8 vite pa shtet. Nga Saranda në Tropojë e kam dëgjuar nga të gjithë, 4 vite të tjera, si këto që kaluam nuk i pranon dot më asnjë shqiptar i djathtë e i majtë, demokrat dhe socialistë. Ndaj jemi të gjithë të bashkuar sepse e dimë fare mirë përgjigjen ndaj mijëra nënave që kërkojnë t’i mbajnë fëmijët e tyre këtu, të themelojnë familjet e tyre në këtë vend të mrekullueshëm.
Qytetarëve që kërkojnë punë, fermerëve që kërkojnë vëmendje, shqiptarëve që e duan Shqipërinë në BE, të gjithë e dinë që kjo mund dhe do të bëhet realitet vetëm duke votuar jo për ndryshimin. Ndaj nga ky shesh, le të ushtojë ky bashkim i madh për ndryshim, që do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, numrin 9. Nëntë për të ardhmen e fëmijëve tanë, nëntë për fëmijët që nuk duhet të largohen por ta vijojnë jetën këtu. Nëntë për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore. Kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi me shtëpi, fshat dhe më fshat, do të vazhdojë nga zbatimi që ditën e parë. Mbështetje për rrjetin e energjisë elektrikë që është lënë pas dore nga babëzia e një njeriu, i cili do të kthejë këtë vend në mesjetë.
Mbi të gjitha riaktivizimi i projektit të rrugës së Bregut të Drinit për ta bërë Tropojën siç është, diamanti në mes të hajmalie të bukur. Ata që e lanë këtë vend pas dore, që u larguan shërbimet, ata menduan që do të mposhtin shpirtin e pamposhtur të Tropojanit. Një nga premtimet e mia të para është nënprefektura e Tropojës dhe shërbime për njerëzit afër njerëzve. Vëllezër e motra tropojanë, 8 vitet e gjata do të marrin një përgjigje më 25 prill, katër vite të tjera të mbushur me dështime, apo ndryshim për të ardhmen e Shqipërisë. Kjo është pyetja që shtrohet çdo qytetari.
Ne e dimë fare mirë, se me 25 prill do të jenë votimet më të rëndësishme të historisë së këtij vendi nga përmbysja e diktaturës. E ndjej, e shoh kudo entuziazmin, ndryshimin dhe shpresën. Ndryshimi është në dorën tuaj, askush nuk e ndal dot. Nëse duam ta çelim një të ardhme të re për fëmijët tanë e t’i bëjmë këto pasuri të jashtëzakonshme, më 25 prill votojmë numrin 9. A i ha më njeri gënjeshtrat e mashtrimet e Edi Ramës këtu në Tropojë, që guxon pas 8 vitesh në pushtet, të vijë me mashtrime elektorale të ditëve të fundit? Nuk ka shqiptar që nuk e di se pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. Qeveria jonë që do të dalë nga vota e 25 prillit, do të jetë qeveri e çdo shqiptari. Një javë nga ndan nga ndryshimi. Më 25 prill të gjithë do të jenë në çdo kuti votimi, duke votuar numrin 9 për ndryshim, për Shqipërinë, për fëmijët tuaj. Bashkë për ndryshimin. Tropoja fiton, Shqipëria fiton. Zoti e bekoftë Tropojën, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.