BallinaKryesore‘Qeveria ime do jetë e të gjithë shqiptarëve’, Basha nga Tropoja: Votoni...

‘Qeveria ime do jetë e të gjithë shqiptarëve’, Basha nga Tropoja: Votoni masivisht 9 për të ardhmen e fëmijëve tuaj

Basha nga Tropoja: Ndryshimi është në dorën tuaj! Votoni masivisht 9 për të ardhmen e fëmijëve tuaj!

“Është në dorën tuaj”, Basha në Tropojë: Pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar! Qeveria ime, e të gjithë shqiptarëve.

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË TROPOJË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rrugëtimin e takimeve jug-veri të nisur ditën e djeshme, e ka rinisur sot në qytetin i Tropojës. Në fjalën e tij para tropojanëve të shumtë që kishin dal ta prisnin, Basha tha se 4 vitet të tjera si këto 8 që kaluam nuk i pranon më asnjë shqiptar, i djathtë dhe i majtë, demokrat dhe socialist. Për këtë ai kërkoi që vota e 25 prillit të shkoj masivisht për numrin 9 për të ardhmen e fëmijëve, për të ndalur emigracionin, për fermerët e Tropojës e të gjithë Shqipërisë dhe për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore. Pas përfundimit të fjalës, Kryedemokrati vendosi lule tek busti i Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Tropojë.

Lulzim Basha:
Mirë se ju gjejë. Mirë së ju gjej vëllezër dhe motra tropojan e tropojane, zonja e zotërinj, të rinj dhe të reja të Tropojës, është për mua një gëzim i mrekullueshëm të ndodhem sot këtu në mesin tuaj, në Tropojën e trimërisë, në Tropojën e legjendave. Në mesin e pasardhësve të dardanëve kreshnikë. Në Tropojën e luftës dhe qëndresës për kombin shqiptar, për shtetin shqiptar. Në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Në këtë vend të mbushur me bukuritë më magjepsëse, me bukuritë më të rralla që syri i njeriut sheh nga skaji me verior në skajin më jugor të vendit . Në këtë dritare të alpeve, nga rrjedh më blu se bluja lumi i Valbonës, i pastër si shpirti juaj ajri i alpeve tona. Prej tetë vitesh me radhë ka pllakosur si anembanë vendit një varfëri e skajshme. Këtu në këtë vend që është dhe duhet të ishte kryeqendër vitrinë e Shqipërisë, e Kosovës, e kombit shqiptar, janë larguar më shumë të rinj e të reja në emigracion se sa nga çdo trevë tjetër e Shqipërisë. Zemra ime dhemb me zemrat e nënave të Tropojës, me zemrat e baballarëve të Tropojës, për bijtë e tyre të larguar në emigracion. Por sot zemra ime dhe e çdo shqiptari është plotë me shpresë, nga shpresa që rrjedh nga ky shesh. Nën hijen e heroit tonë Bajram Curit, nën vështrimin e rinisë së mrekullueshme të Tropojës, nën tingujt e zërave që brohorasin nga kraharorët tuaj, më fortë se goditjet e tupanxhiut. E na bashkoj në një gëzim të brendshëm, në një shpresë se ndryshimi i pandalshëm po vjen! 8 vite të gjatë, një dimër pa fund për familjet, për sipërmarrjet, për fermerët. Një dimër plotë vështirësi për prindërit dhe vuajtje për fëmijët e tyre. 8 vite dështime, premtime të pambajtura dhe njeriu përgjegjës për këto ka guximin të trokas prapë e të kërkojë edhe 4 vite të tjera! Është një mrekulli jo vetëm e zotit, por i shpirtit mbijetues të shqiptarëve, sepse asnjë popull nuk do të kishte qëndruar dot në këmbë pas vitesh rrënim! Sikur vendi të ishte pa qeveri, por të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar dje nga Saranda në Tropojë e kam parë, e kam dëgjuar nga të gjithë. 4 vitet të tjera si këto 8 që kaluam nuk i pranon më asnjë shqiptar, i djathtë dhe i majtë, demokrat dhe Socialist. Ndaj jemi të bashkuar, të bashkuar se e dimë fare mirë përgjigjen ndaj mijëra nënave që kërkojnë ti mbajnë fëmijët e tyre këtu, ti arsimojnë këtu, ti punësojnë këtu, ti martojnë dhe ti themelojnë familjet e tyre në këtë vend të mrekullueshëm e anë e mbanë Shqipërisë. Të gjithë baballarëve që kërkojnë të ardhme për familjen e tyre, qytetarëve që kërkojnë punë, fermerëve që kërkojnë mbështetje, shqiptarëve që kërkojnë që Shqipëria të ecë përpara, shqiptarëve që e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian. Të Gjithë e dinë se kjo mund dhe do të bëhet realitet vetëm duke votuar për ndryshimi…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular