BallinaKronikeVIDEO/Përplasen disa makina në Lezhë-Milot

VIDEO/Përplasen disa makina në Lezhë-Milot

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Lezhë-Milot.

Raporton se në aksident janë përfshirë 5 makina, duke shkaktuar disa persona të plagosur.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të Fushë-Milotit

Dëmet materiale janë të mëdha

Policia dhe autoambulancat ndodhen ne vendngjarje.

Policia Lezhë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të një kompleksi mjeti tip ‘Audi’ me drejtues shtetasin E.N., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.N., ku si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe 3 mjete të parkuara në anë të rrugës.

Nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme  materiale.

Drejtuesit e mjeteve, shtetasit E.N. dhe R.N.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular