Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është drejtuar gjatë orëve të mbrëmjes, në spitalin e Durrësit.
Aty Basha ka vizituar, të plagosurin Bledi Okshtuni, i cili u qëllua gjatë orëve të pasdites në brendësi të zyrës elektorale të PD, në qytetin e Kavajës, nga tre persona tashmë të identifikuar.
Në Kavajë, Basha u ndal edhe përballë zyrës elektorale që u qëllua me armë, ku tha se: “Kjo është pamja e diktatorit që po ikën nga pushteti”