Një 36-vjeçare ka zbuluar disa foto të pahijshme në telefonin e bashkëshortit të saj dhe tashmë dyshon nëse ai është homoseksual, siç rrëfen vetë për “Dear Deidre”, shkruan “The Sun”.
“Pasi i gjeta bashkëshortit një fotografi të organit të tij gjenital në telefon, nuk e di nëse është homoseksual apo ua ka dërguar atë grave të tjera.
Unë jam 36 vjeç dhe bashkëshorti im është tre vite më i madh. Kemi qenë bashkë për më shumë se dhjetë vjet dhe kemi dy vajza, njërën tetë dhe tjetrën gjashtë vjeç.
Nuk është hera ë parë që ai ka fotografi si kjo në telefonin e tij, por herën e fundit që e zbulova, e fala.
Unë dua të përballem me të, sepse dua një përgjigje. Mund të humbas shumë, por mënyra se si ndihem tani… do doja të kisha forcën për ta përballuar të gjithë këtë që po ndodh.
Unë nuk dua ta prish familjen tonë, por nuk e kuptoj pse e bën këtë. Nuk jam e sigurt se çfarë të bëj.”
“Dear Deidre” tha:
“Pavarësisht nëse është homoseksual ose jo, ai ka tradhtuar besimin tuaj. Por kontrolli që ju bëni, rrallëherë e shpëton një martesë.
Tregojini bashkëshortit atë që keni zbuluar. Thuaji se ju detyrohet një shpjegim.”