Presidenti Ilir Meta do të dalë në orën 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp lidhur me debatin e patronazhistëve të PS.
Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi thotë se sot Presidenti prezanton pyetje shumë të qarta për SPAK, kryeministrin Rama dhe aparatin e ”FUKS-SHTETIT”.
Ai fton qytetarët e survejtuar, trupin diplomatik dhe misionin vëzhgues të OSBE-ODIHR për të ndjekur konferencën.
STATUSI NGA TEDI BLUSHI
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i fton të gjithë qytetarët e survejuar dhe trupin diplomatik në Tiranë, në veçanti Misionin Vëzhgues të OSBE-ODIHR, ta ndjekin LIVE në ora 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK, për Kryeministrin në largim dhe për aparatin e FUKS-SHTETIT.
Transmetim LIVE edhe në faqen zyrtare të Presidentit Meta në “Facebook”.