BallinaKryesore‘’Konferencë e jashtëzakonshme’’, Presidenca paralajmëron: Meta do të prezantojë pyetje shumë të...

‘’Konferencë e jashtëzakonshme’’, Presidenca paralajmëron: Meta do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK, Ramën dhe aparatin e FUKS-SHTETIT

Presidenti Ilir Meta do të dalë në orën 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp lidhur me debatin e patronazhistëve të PS.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi thotë se sot Presidenti prezanton pyetje shumë të qarta për SPAK, kryeministrin Rama dhe aparatin e ”FUKS-SHTETIT”.

Ai fton qytetarët e survejtuar, trupin diplomatik dhe misionin vëzhgues të OSBE-ODIHR për të ndjekur konferencën.

STATUSI NGA TEDI BLUSHI

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i fton të gjithë qytetarët e survejuar dhe trupin diplomatik në Tiranë, në veçanti Misionin Vëzhgues të OSBE-ODIHR, ta ndjekin LIVE në ora 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK, për Kryeministrin në largim dhe për aparatin e FUKS-SHTETIT.

Transmetim LIVE edhe në faqen zyrtare të Presidentit Meta në “Facebook”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular