Në Krujë ka shpërthyer një sasi eksplozivi ë oborrin e një shtëpie të pabanuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të A. P.
Sipas Policisë, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.