BallinaKronikeTë shtëna me armë zjarri në drejtim të makinave “Benz” e “Ford...

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të makinave “Benz” e “Ford Fiesta”, ja detajet nga ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gomisqe e Re në Velipojë.

Raportohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular