BallinaKronikeVideo/ Ulërima e të qara, momenti kur 39-vjeçari merr para me makinë...

Video/ Ulërima e të qara, momenti kur 39-vjeçari merr para me makinë çiftin, burri shpëton gruan në çastet e fundit

Gazetarja Dorjana Bezat siguron për “BalkanWeb” videon e sherrit në Yzberisht të Tiranës, ku një person u konfliktua fillimisht me një çift bashkëshortësh dhe më pas tentoi t’i shtypë me makinë.

Në video shihet momenti kur shtetasi Taulant Mekollari i jep gaz makinës dhe i afrohet gruas për ta shtypur, ndërsa dëgjohen ulërimat e kësaj të fundit. Menjëherë, aty afrohen njerëz të tjerë, të cilët e nxjerrin nga makina, ndërsa në moment vijnë edhe disa efektivë policie, që bëjnë arrestimin e 39-vjeçarit.

Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes së rëndë, por siç raportoi më herët policia, sherri ka nisur fillimisht me grushte dhe më pas 39-vjeçari ka hipur në makinë dhe iu është drejtuar çiftit për t’i shtypur. Fatmirësisht ngjarja e rëndë, që mund të përfundonte me dy viktima, është parandaluar nga policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular