BallinaKronikeZbulohet kush është polici që parandaloi vrasjen e dyfishtë dje në Tiranë...

Zbulohet kush është polici që parandaloi vrasjen e dyfishtë dje në Tiranë (FOTO)

Zbulohet identiteti i policit që parandaloi vrasjen e dyfishtë ditën e djeshme në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Mësohet se efektivi që shmangu një krim të mundshëm është Shkëlzen Tafa.

Në bulevardin “Migjeni”, pas një sherri fizik mes tyre, 39-vjeçari Taulant Mekollari, ka hipur në makinën e tij dhe ka tentuar të godasë me mjetin e tij G. M. dhe bashkëshorten e tij shtatzënë. Por situata ka agravuar dhe në ato momente ka ndërhyrë polici duke arrestuar agresorin.

39 vjeçari do të përballet me veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje‘’dhe’’Plagosja e lehtë me dashje’’. Gjithashtu po procedohet në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.

Zbulohet kush është polici që parandaloi vrasjen e dyfishtë

Zbulohet kush është polici që parandaloi vrasjen e dyfishtë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular