BallinaKryesore“Koha për të përcjellë Ramën”, Basha falënderon komunitetin shqiptaro-amerikan: Kush e ka...

“Koha për të përcjellë Ramën”, Basha falënderon komunitetin shqiptaro-amerikan: Kush e ka të shtrenjtë Shqipërinë, kërkon ndryshim!

Teksa na ndajnë vetëm katër ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falënderon komunitetin shqiptaro-amerikan, pas mesazhit të këtij të fundit se “ka ardhur koha për të përcjellë Ramën në opozitë, Basha dhe PD janë alternativë shpresëdhënëse”.

Basha shkruan në “Facebook” se “shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë më parë te gjithë diaspora shqiptare, si një ogur i mirë për të ardhmen tonë”.

“Shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë më parë tek gjithë diaspora shqiptare si një ogur i mirë për të ardhmen tonë. Gjithkush që e ka të shtrenjtë Shqipërinë kërkon ndryshim, mundësi të reja që shqiptarët ta bëjnë realitet edhe ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa. Ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara. Shqipëria fiton!”, shkruan Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular