Këngëtarja e mirënjohur italiane, Laura Pausini, do të interpretojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, e cila do të mbahet të dielën 25 prill.
Ylli nga Romagna është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë Origjinale” me “Io Sì”, kolona zanore e filmit “”La vida por delante” nga Edoardo Ponti.
Performanca do të regjistrohet në Teatrin Dolby në Los Angeles dhe do të transmetohet gjatë “Oscars” në shfaqjen hyrëse të mbrëmjes.
Me këtë këngë, artistja ka fituar tashmë çmimin për Këngën më të Mirë Origjinale në Golden Globes 2021, transmeton KP.