BallinaKryesoreZgjedhjet, Duka: Paratë e emigrantëve ushqejnë Shqipërinë. Votat e emigrantëve trembin oligarkinë...

Zgjedhjet, Duka: Paratë e emigrantëve ushqejnë Shqipërinë. Votat e emigrantëve trembin oligarkinë qeverisëse

spot_img
spot_img

Partia Agrare Ambientaliste, e kryesuar nga Agron Duka, me anë të një deklarate për mediat, është ndalur tek vota e emigrantëve.

Duka, i cili në këto zgjedhje është pjesë e Aleancës për Ndryshim, e kryesuar nga Partia Demokratike, thekson, se me paratë e emigrantëve sigurojnë jetesën një pjesë e mirë e shqiptarëve.

Ai thekson, se vota e tyre nuk u mundësua as në këtë fushatë, pasi sipas Dukës, tremb qeverinë.

Deklarata e plotë:

Frika e qeveritarëve është armiku i më i madh demokracisë.

Skandalet qeverisë për të ruajtur pushtetin – janë moralisht të turpshme dhe varfëruese deri skllavëruese.

Rilindasit që vrasin demokracinë, shpresën dhe të ardhmen e çdo shqiptari brenda dhe jashtë Shqipërisë.

T’u ndalosh me argumente absurd të drejtën e votës mijëra emigrantëve është më shumë se frikë dhe pak më pak se diktataturë.

Greqia përditë po hapet. Turistë nga gjithë bota po shkojnë për pushime, çka tregon se risku i importimit të pandemisë nga Greqia është shumë më i vogël se nga vendet e tjera.

Ky vendim nuk na mbron nga pandemia por na kërcënon gjithnjë e më shumë nga babëzia.

Shqiptarët kanë 8 vite që harxhojnë qindra milion lekë për të mbështetur Diasporën dhe kthimin apo investimin e emigrantëve në Shqipëri.

Koha për të protestuar kundër kësaj mase që cënon dhe pengon një nga liritë themelore të emigrantëve, që e kanë të lidhur fatin e familjeve të tyre me zhvillimet demokratike, politike dhe ekonomike në Shqipëri.

Ata vërtet janë në emigrim por shumë prej tyre janë zemërthyer dhe me shpirtin dhe kokën pas tek familjet dhe atdheu i tyre.

Bllokimi me VKM i të drejtës së votës së emigrantëve është një thikë pas shpine i mijëra emigrantëve nga sulltanati i madhërishëm qeverisës.

Mesazhi i Kadaresë në Vlorë se Shqipëria duhet të ruajë orientimin europian ose ka rënë në veshët e shurdhët të sulltanatit kryeministror ose ai është viktimë e etjes për pushtet absolut dhe të përjetshëm.

Koha për t’a dënuar me votë plebishitare në 25 prill Arrogancën, Babëzinë dhe Oligarkinë qeverisëse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular