BallinaKryesoreBasha: Ne nuk duam që rinia të largohet, duam investime evropiane dhe...

Basha: Ne nuk duam që rinia të largohet, duam investime evropiane dhe ti punësojmë ata këtu

spot_img
spot_img

Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu demokrat, Lulzim Basha tha se ka ardhur momenti për ndryshim, e për të garantuar Shqipërinë evropiane.

I ftuar në emisionin “FrontLine”, në News 24, Basha tha se nuk ka zbuluar patronazhistin që i ka vënë PS-ja, ndërsa theksoi se skandali me sistemin e patronazhimit tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë.

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon panikun nga humbja. Duke votuar numrin 9 do të garantojmë të drejtat themelore të njeriut. Një skandal i tillë në BE, do të çonte në shkarkimin e qeverisë. Kjo nuk ndodh në një vend që sundohet nga një person i vetëm. Na duhet drejtësi që funksionoi sipas reformës që votuam e jo sipas tekave të kryeministrit. Na duhet kufizimi i mandatit, në dy mandate, një zotim i imi”, tha Basha.

Më tej kryedemokrati nënvizoi se plani i Partisë Demokratike është hartuar prej dy vitesh dhe ofron arsim më cilësorë, ardhjen e investitorëve të huaj, e rrjedhimisht punësim me paga të mirëpaguara.

“Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të zhvillojë një proces zgjedhor që do e ndajë nga tranzicioni. 25 prilli është momenti të mbyllim tranzicionin dhe është koha e Shqipërisë Evropiane. Të një Shqipërie që hap dyert për investitorët e jo për largimin e të rinjve dhe të rejave. Ne nuk duam që rinia të largohet, ne duam investime evropiane që të mundësohet kualifikimi i shqiptarëve këtu. Çdo shqiptar dhe institucion duhet bërë për të mbrojtur demokracinë, mbështes çdo qëndrim të presidentit që garanton zgjedhje të lira”, u shpreh Basha.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular