BallinaAktualitetVIDEO/ Dalin pamjet e sulmit brutal me thikë të 34 vjeçarit Rudolf...

VIDEO/ Dalin pamjet e sulmit brutal me thikë të 34 vjeçarit Rudolf Nikolli në xhaminë e Rrugës së Kavajës

Tri ditë pas ngjarjes së pazakontë ku mbetën të plagosur pesë persona me thikë, dalin pamjet e kamerave të sigurisë ku 34 vjeçari Rudolf Nikolli hyn në ambientin e kultit islam duke qëlluar me mëshirë kë gjendje përpara. Pamjet japin një panoramë të qartë të asaj që ndodhi atë ditë në dy kënde të xhamisë, por jo në brendësi të saj.

Video tregon momenti kur i riu ecën në rrugën përpara xhamisë dhe më pas sulmin ndaj një prej besimtarëve brenda saj, ndërsa xhamia ka edhe një hapësirë tjetër ku në videon e publikuar nuk jepen sekuenca.

I riu nga Burreli ka deklaruar në vijimësi se “përndiqej” prej kohësh pa treguar asnjëherë se kush e bënte këtë.

Në dëshminë e tij, Nikolli tha: “Arsyeja pse e kreva sulmin me thikë në xhami është se ka shumë kohë që disa myslimanë më përndjekin në shtëpinë ku jetoj me qira. Ata më shoqërojnë vazhdimisht duke më shikuar, por nuk më flasin”.

Shkak i sulmit deri më tani duket se janë problemet mendore të 34vjeçarit dhe jo për rrethana të jashtme që mund të lidhet me ndonjë akt terrorist.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular