BallinaKryesore“Jo përjashtime. Askush mbi ligjin”- Yuri Kim: Të hetohen ata që pengojnë...

“Jo përjashtime. Askush mbi ligjin”- Yuri Kim: Të hetohen ata që pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar. Ja mesazhi para takimit me kreun e SPAK

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka dhënë sot një tjetër mesazh për zgjedhjet, një ditë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Përmes një mesazhi në “Twitter” ambasadorja bën me dije se ka takuar kryeprokurorin Çela dhe drejtorin e Policisë Veliu, ndërsa do të ketë një takim edhe me kreun e SPAK Kraja.

Në mesazhin e SHBA-ve theksohet se ata që shkelin të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm duhet të hetohen, dhe askush nuk duhet të përjashtohet dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Sapo u takova me Kryeprokurorin Çela, do takoj së shpejti kreun e SPAK Kraja, u takova dje me Drejtorin e Policisë Veliu.

Mesazhi i SHBA: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë drejtimin e qytetarëve për votimin e lirisë dhe për paqe duhet të përcaktojnë penalisht në mënyrë që të shkruhet. Asnjë trajtim të posaçëm. Asnjë përjashtim. Askush nuk është mbi ligjin“, thuhet në reagimin në “Twitter”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular