BallinaKryesore“Lefter Koka duhet të ishte në burg!”- Meta: LSI-ja mbajti mbi supe...

“Lefter Koka duhet të ishte në burg!”- Meta: LSI-ja mbajti mbi supe baltën e korrupsionit të tij. I biri del me pistoletë dhe kërkon vota me porosi të Ramës

Gjatë konferencës së sotme për mediat presidenti Ilir Meta foli për tre banda që blejnë vota në qarkun e Durrësit, banda e Vangjush Dakos, Ardi Çelës dhe Lefter Kokës.

Kreu i shtetit tha se Lefter Koka dhe djali i tij del me pistoletë dhe terrorizon qytetarët që të mos votojnë LSI-në, me porosi të Edi Ramës.

“Dy banda të njohura Vangjush Dako që ble vota, Ard Çela i OSHEE-së që ble vota, dhe i treti që duhet të kishte qenë në burg është Lefter Koka, por SPAK-u nuk ka pasur shumë kohë, me djalin e tij edhe me bandën e tij që terrorizojnë vajzat, gratë, edhe të gjithë njerëzit e ndershëm të Durrësit që të mos votojnë për LSI-së që e bëri ministër atë, edhe këta ndenjën 8 vite pa punë kur ai ishte ministër, edhe mbajtën mbi supe të gjithë baltën e korrupsionit të Lefter Kokës dhe rrugaçërive të djalit të tij. Që del edhe me pistoletë pa leje edhe vete shtëpi më shpi, bashkë me policë dhe persona në kërkim, e të liruar nga burgu për të blerë vota me porosi të  Edi Ramës”, tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular