Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë në drejtim të Italisë duke nisur që nga dita e sotme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, TIA bën me dije se sipas një njoftimi nga autoritetet italiane, duke filluar nga data 22 prill deri më datë 30 prill, pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë do të duhet të paraqesin tamponin negativ të Covid-19, të 48 orëve të fundit, ose testin antigen.
Njoftimi i plotë
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Itali
Sipas njoftimit të autoriteteve shtetërore Italiane, nga nesër 22 Prill 2021 deri më 30 Prill, pasagjerët që udhëtojnë për në Itali, duhet të paraqesin tamponin negativ të COVID të 48 orëve të fundit ose testin antigen.
Kërkohet me rigorozitet që rezultati i testit të jetë në italisht apo anglisht nga subjektet mjekësore të çertifikuara për këtë test.
Karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ. Për më tej vizitoni ju lutem
https://ambtirana.esteri.it/…/avviso-importante-regole…
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, të përcaktuara nga vendet pritëse. Ju faleminderit për bashkëpunimin.