BallinaPolitikePërfaqësuesit e PD bllokojnë mjetin në Maqellarë: Po shpërndan para në këmbim...

Përfaqësuesit e PD bllokojnë mjetin në Maqellarë: Po shpërndan para në këmbim të votave

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar një mjet në Maqellarë pasi pretendojnë se po shpërndan para në këmbim të votave.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga kandidati demokrat për Dibrën Xhelal Mziu. Siç mund të shihet nga kjo video përfaqësuesit e PD-së kanë bllokuar makinën, duke mos lejuar qarkullimin e saj.

Në vendngjarje vihet re prania e kandidatit Xhelal Mziu dhe e efektivëve të Policisë së Shtetit. Ndërkohë nuk ka ende një informacion zyrtar lidhur me pretendimet e demokratëve.

Klima politike në vend duket e tensionuar një ditë pas përplasjeve në Elbasan, ku u vra me armë zjarri militanti i PS-së Pjerin Xhuvani.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular