Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë që akuzohet për vdekjen e George Floyd, do të mbahet në një burg të sigurisë të lartë, vend ku strehohen disa nga kriminelët më famëkeq në SHBA.
Sipas mediave të huaja, 45-vjeçari do të mbahet në një njësi të veçuar brenda qelisë, kjo sipas autoriteteve bëhet për të ruajtur sigurinë e tij.
New York Times, shkruan se Chauvin do të lejohet të dalë nga qelia vetëm një orë në ditë, ndërsa pjesën tjetër do e kalojë i izoluar.
Sakaq, mediat kanë publikuar foto nga ambientet e brendshme të burgut. Ish-oficeri i dënuar do të qëndrojë në një qeli me përmasa 2 me 3 dhe të fle në një dyshek të hollë.
Dhoma gjithashtu do të ketë brenda, edhe një tualet, i mbuluar tërësisht nga çeliku.
Burgu njihet me emrin “Oak Park Heights”, i cilësuar si një burg i nivelit të pestë dhe është ndërtuar në vitin 1982. Në të, aktualisht strehohen 473 të burgosur. Chauvin pritet të dënohet minimum 12 vite e gjysmë, e dënimi më maksimal për të mund të jetë 40 vite.