BallinaKronikeVIDEO/ Posterat e Taulant Ballës në makinën e Kelment Xhaferrit, mjeti rezulton...

VIDEO/ Posterat e Taulant Ballës në makinën e Kelment Xhaferrit, mjeti rezulton pa pronar

Policia ka sekuestruar një makinë luksoze pas ngjarjes së Elbasanit. Kjo është një nga makinat e sekuestruara nga Policia për ngjarjen e djeshme në Elbasan.

Makina dyshohet se përdorej nga Kelment Xhaferri ditën e djeshme dhe është mjeti me të cilin ai ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Në sedijen e makinës që përdorte Xhaferri, një nga personazhet e krimit më të njohur të Elbasanit janë gjetur posterat e Taulant Ballës.

E çuditshmja është se edhe pse mjeti luksoz është me targa normale, ‘Benzi’ rezulton  pa pronësi në regjistër.

E me këtë makinë pa pronar, lëvizte Kelment Xhaferri, i cili i ka ikur deri më tani policisë, pasi siç duket nuk ka pasur polic që ta kapte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular