BallinaKryesore“Rama fajëson këdo, në vend që të ndalë shitblerjen e votave”/ Basha...

“Rama fajëson këdo, në vend që të ndalë shitblerjen e votave”/ Basha mbyll fushatën në Fier: Të dielën sjellim fitoren më të madhe

Kryedemokrati theksoi se ka qenë Rama ai që e ka mbajtur Shqipërinë larg nga Bashkimi Evropian.

Në mbyllje të fushatës në këtë qytet, Basha tha se numërimi mbrapsht ka filluar dhe se qytetarët kanë vendosur që në 25 prill do të votojnë numrin 9 dhe Partinë Demokratike.

“Në vend që të ndalë marifetet e fundit dhe shitblerjen e votës ai që për 8 vite nuk bëri asgjë mundohet të fajësoje këdo, por nuk ka për t’ia dalë. Edhe vetë ai e di që në 25 prill është i humbur. Në 25 prill shqiptarët janë të bashkuar, të gjithë pa dallime.

Shqiptarët e kanë ngritur kokën, janë të drejtë, të fortë dhe të dielë të gjithë të votojmë numrin 9.

Qeveria që do të dalë nga kjo votë do të jetë qeveria juaj, qeveria e Fierit dhe e gjithë Shqipërisë. Të dielën sjellim fitoren më të madhe. Rama është i humbur! Votoni 9 për ndryshim!

Numërimi prapësht ka nisur nga Fieri dhe nga çdo qytet dhe fshat. Tre ditë na ndajnë nga pjesëmarrja më masive popullore ndonjëherë. Në zgjedhjet më të rëndësishme ndonjëherë, tha ndër të tjera Basha.

Me tej Basha u shpreh se: “Anëtarësimi në BE do të thotë një ekonomi e fortë, vende të reja pune, paga më të larta, arsim më të mirë, shpresë dhe siguri për të gjithë shqiptarët”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular