BallinaKryesoreVIDEO/ Noka tek 5 familjet Përgeci, që Partia Socialiste i fshiu nga...

VIDEO/ Noka tek 5 familjet Përgeci, që Partia Socialiste i fshiu nga çdo lloj liste ndihme

Flamur Noka, kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Tiranës, vizitoi disa familje në fshatin Kasallë, të harruara e të braktisura nga shteti.

“Në Kasallë, – tregoi Noka, –  5 familje jetojnë në të njëjtën shtëpi të dëmtuar nga tërmeti i vjeshtës së vitit 2019. Arjan, Anton, Aleks, Alfred dhe Altin Përgeci me familjet e tyre, nuk e kanë ndierë në asnjë moment prezencën dhe mbështetjen e shtetit në 8 vitet e fundit. “Qëkur ka ardhur Partia Socialiste në pushtet, jemi të papunë dhe nuk trajtohemi as me ndihmë ekonomike”, – më thotë një nga zonjat e shtëpisë.

Shtëpia e Përgecajve të cilët jetojnë si në mesjetë, rrëzon poshtë gjithë propagandën e Veliajt, – nënvizoi Noka dhe theksoi: “ Partia Demokratike me Lulzim Bashën kryeministër do të kujdeset për qytetarët dhe do t’i trajtojë ata me dinjitet. Më 25 prill, voto për ndryshimin!“

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular